Futboll La Liga Sport

PAS DISFATËS NDAJ VALENCIAS/ Trajneri Setien: Humbëm nga gabimet tona të shumta!

Quique Setien pësoi humbjen e parë në ndeshjen e dytë në La Liga që drejton Barcelonën. Këta të fundit u mposhtën 2-0 nga Valencia në “Mestalla” dhe trajneri foli për mediat pas disfatës.

“Pjesa e parë nuk ishte fare e mirë nga ne. Valencia pati shumë mundësi prej gabimeve tona. Nuk ka qenë mungesë përqendrimi, sepse lojtarët i pashë të përkushtuar në fushë. Janë disa gjëra që lojtarët ende nuk po i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta nuk ia kemi shpjeguar mirë. Kjo që u pa sot nuk i pëlqen askujt. Po rishikojmë pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është ta kuptosh në stërvitje dhe kur flitet dhe tjetër gjë është ta bësh në fushë atë gjë. Ka gjëra që nuk janë kuptuar”përfundoi trajneri i katalanasve.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ 10 ditë nga dueli i vitit, ende bileta të pashitura për sfidën Wilder-Fury

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Manchester United mposht me “MANITA” Leipzig, Rashford rishkruan historinë

Delo.autor

SHIFRAT E 8 JAVËVE TEK TIRANA/ 5 lojtarë s’kanë luajtur 1 minutë

F.autor

Leave a Comment