Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real Madrid mund të humbasë yllin e ekipit, sulm total nga Anglia

Tottenhami po bën maksimumin që të sigurojë lojtarin e Real Madridit, Gareth Bale. Sulmuesi uellsian nuk ka arritur të bëjë mirë në La Liga dhe trajneri Zinedine Zidane i ka humbur krejtësisht shpresat tek ai.

“Spursat” kanë nevojë për përforcime dhe duan ta afrojnë në ekip që në janar. Trajneri Jose Mourinho beson se mund të ringjallë lojtarin dhe rikthimi në Angli do t’i bëjë mirë. 30-vjeçari e njeh gjuhën, njeh vendin dhe mund të përshtatet direkt.

Premier League është një kampionat që e njeh mirë, kështu që mund ta dëshirojë rikthimin në Londër. Bale e nisi sezonin si titullar dhe iu besua nga Zidane, por dëmtimet e shpeshta dhe problemet e shumta bënë që lojtari të rikthehej në stol.

Related posts

E FUNDIT/ Portieri gafaxhi kthehet të luajë pas 9 muajsh, pritet të luajë ndeshjen e parë me Union Berlin

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUM EKIPE “BIG”/ Zbulimi i kampionatit francez ndëshkon edhe PSG (VIDEO)

Delo.autor

Roman Abramovich: Chelsea, me sytë nga merkato verore pavarësisht të ardhmes së Contes

Sadik.Autor

Leave a Comment