Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-LUFTËTARI/ Trajneri Egbo dëshiron fitoren e radhës, ja formacioni i mundshëm

Kristi Vangjeli është shqetësimi i Emanuel Egbosë. Lojtari ka zhvilluar pjesën e parë të stërvitjes dhe më pas është ndier keq. Menjëherë stafi e ka larguar nga fusha dhe e ka kuruar pasi nuk ndihej mirë.tIRANA

Futbollisti është në dyshim për sfidën e sotme ndaj Luftëtarit, ndonëse do të shihet nëse ai do të luajë nga minuta e parë apo jo në qendër të mbrojtjes. Nga ana tjetër, duket se Emanuel Egbo ka vendosur që të mos ndryshojë formacion në sfidën me Luftëtarin.

Do të luajnë më të mirët, me balotazhin e vetëm Torasa-Muçi, të cilët kanë qenë të dy dje titullarë në një pjesë të stërvitjes. Kthehet të luajë nga minuta e parë Erjon Hoxhallari, që mungoi për shkak pezullimi dhe nëse Vangjeli mungon, do të jetë Tefik Osmani që do të kthehet të luajë nga minuta e parë.tir

Dy lojtarë është e sigurt që nuk do të luajnë. Ata janë Edon Hasani dhe Ismael Dunga. Pjesa tjetër është në rregull dhe Egbo ka luksin të zgjedhë mes më të mirëve, ndërsa Sidibe akoma nuk është prezantuar te bardheblutë.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli gjobit Hysajn me 40 mijë euro për ngryengritjen e sezonit 2019-2020. Motivi

Delo.autor

“HEQJA E SHIRITIT,SIKUR TI KISHIN PRERË KËMBËT ICARDI”/ Wanda Nara në lot (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment