Futboll La Liga Sport

U AFRUA ME BUJË TEK REAL MADRID/ Pas mungesës së gjatë, ja kur rikthehet Hazard në fushë

Real Madridi afroi me bujë në merkaton e verës Eden Hazard. Belgu nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe kontributi i tij nuk ka qenë ai që pritej. Sulmuesi u prek shumë nga dëmtimet, ndërsa mungon prej nëntorit.

Dëmtimi i tij ka shqetësuar jo pak drejtuesit spanjoll, ndërsa më në fund ka një datë për rikthimin e tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se 29-vjeçari pritet të rikthehet gati për ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit. Takim ky shumë i rëndësishëm që do të luhet më 1 shkurt.

Zidane e pret me padurim rikthimin e lojtarit, pasi do të ketë një armë më shumë në sulm. Francezi nuk po vuan, por gjithsesi dihen vlerat e Hazard dhe cilësisë që rrit në skuadër. Telesport

Related posts

Shokohen të gjithë! Ja ekipi ku Morata do të luaj në sezonin tjetër

Sadik.Autor

PËSOI SULM NË ZEMËR DY MUAJ MË PARË/ E pabesueshme çfarë vendimi merr tani Casillas (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen: Ky është numri që do të mbaj në makinë nëse shpallem kampion

Delo.autor

Leave a Comment