Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ SEVILLA është “viktima” e preferuar për BARCELONËN

Sevilla dhe Barcelona do të përballen në Superkupën e Spanjës, të dielën në Marok, duke i dhënë përfundimisht start sezonit futbollistit në Gadishullin Iberik. Sevilla vjen në këtë takim pasi ka fituar, me rezultatin e përgjithshëm, 7-1 ndaj hungarezëve të Ujpest FC në raundin e dytë kualifikues. Më pas, ata fituan 1-0 në ndeshjen e parë për raundin e tretë kundër lituanezëve të Zalgiris.

Trajneri Pablo Machin deklaroi: “Ky është momenti dhe Superkupa gjithmonë luhet si një ndeshje përgatitëse për sezonin. Tani kemi mundësinë të përballemi me ekipin më të mirë në botë dhe ne mbërrijmë në këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Ndërkohë, ekipi blaugrana ka humbur në dy miqësoret e fundit kundër ekipeve italiane Milan dhe Roma dhe faktikisht nuk ka treguar një formë të mirë gjatë verës, ndikuar edhe nga fakti se pjesa më e madhe e titullarëve ka qenë e impenjuar në Kupën e Botës. Gjithsesi, trajneri Ernesto Valverde do të ketë mundësinë të bazohet te blerjet e reja si Arturo Vidal, i ardhur nga Bayern Munich. Clément Lenglet, Malcom dhe Arthur janë fytyrat e reja në ekipin “blaugrana”.

Valverde tha: “Vidal ka një prezencë të madhe në fushë dhe kjo është diçka shumë e mirë për të dhe për ekipin tonë. Ai është një luftëtar i lindur. Skuadra ime ka gjithmonë hapësirë për lojtarë të tillë.”

Pas zhgënjimit në Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Messi kërkon të shkruajë një kapitull të ri me Barcelonën, ku do të jetë kapiten, pasi Andres Iniesta ka shkuar në Japoni.

Ivan Rakitic, ai që ka ardhur më vonë nga Kupa e Botës 2018, është në dyshim te katalanasit, ndërsa Sevilla mund të bazohet te blerjet Roque Mesa, Ibrahim Amadou dhe Tomas Vaclik, ashtu si te ish-futbollisti i Barcelonës, Aleix Vidal, i rikthyer në “Andaluzi”.

Në përballjen e fundit mes Barcelonës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e edicionit të kaluar të Kupës së Mbretit, katalanasit fituan thellësisht 5-0.

Zakonisht, Superkupa e Spanjës është luajtur në një version me dy ndeshje, sistem vajtje-ardhje, por këtë herë do të jetë një ndeshje teke. Sevilla është mposhtur nga Barcelona në dy nga pesë edicionet e fundit të Superkupës së Spanjës. “Andaluzianët” nuk kanë fituar asnjë nga nëntë ndeshjet e fundit kundër Barcelona, duke barazuar vetëm dy prej tyre.

Pablo Sarabia ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit për Sevilla, përfshi edhe dy golat në Europa League kundër Ujpest.

Barcelona është kundërshtari më i keq i mundshëm për Sevilla, sepse e ka mposhtur në 91 ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër në historinë e këtij klubi.

Barcelona ka shënuar dy ose më shumë gola në 13 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Sevilla.

SEVILLA – BARCELONA

Formacionet e mundshme:

Sevilla: Vaclik; Aleix Vidal, Kjaer, Mercado, Escudero; Roque Mesa, Banega; Jesus Navas, Sarabia, Nolito; Ben Yedder.

Barcelona: Ter Stegen; Nelson Semedo, Lenglet, Pique, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Coutinho; Messi, L. Suarez, Malcom.

Related posts

Reali i Madridit “zapton” Spanjën, nuk ndodhte që prej vitit 2002

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Ndizet alarmi tek Interi, dëmtohen në kombëtare Bastoni dhe Sensi. Ja sa do të mungojnë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Erë ndryshimi në Milano, Milan bëhet me drejtor të ri

F.autor

Leave a Comment