Futboll La Liga

Messi i zbulon Suarez: Ai po largohet nga Barça!

Lionel Messi i ka treguar Luis Suarez se një prej shokëve të skuadrës te Barcelona do të largohet nga klubi. Duket se në horizont gjendet një tjetër verë me ndryshimie në “Camp Nou”, teksa drejtuesit e klubit blaugrana tentojnë të realizojnë një goditje gjigante në merkato, përmes blerjes së yllit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Kështu, sipas raportimeve të “Diario Gol”, Denis Suarez, është njëri prej lojtarëve që duhet shitur për të gjeneruar fondin e nevojshëm për blerjen e sulmuesit francez. Sipas medias spanjolle, Messi ka zbuluar se koha e mesfushorit në klubin katalanas ka përfunduar.

Raportohet se Messi e ka ndarë këtë thashethem me shokun e tij më të mirë te Barça, sulmuesin adash të futbollistit pranë largimit, Luis Suarez. “Ai po largohet nga Barça”, raporton “Diario Gol” të kenë qenë fjalët e Messi për Luis Suarez, duke iu referuar largimit të adashit të këtij të fundit, Denis Suarez. Ky i fundit është aktivizuar në vetëm 9 ndeshje gjatë të gjithë këtij sezoni, në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që për atë janë interesuar skuadra nga Premier League, Italia dhe Spanja. Mësohet se klubet e interesuara do të preferonin një huazim të lojtarit, por Barça synon shitjen përfundimtare të tij. Kontrata e Denis Suarez me Barcelonën skadon në 2020.

Related posts

FINALJA/ Sevilla ngre TROFEUN e EUROPA LEAGUE…sërish! Interi i pafat e “pëson” nga autogoli

Delo.autor

Spali në epërsi, shënon golin Andrea Petagna (VIDEO)

Delo.autor

NEUER BËRI PRITJEN E VITIT/ Komentatori “ÇMENDET” pas KLASIT të gjermanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment