Futboll Sport

RINOVIMI DHE…/ Dy idetë e Milan për të ardhmen e mesfushorit

Lucas Biglia po nxeh motorët për pjesën e mbetur të sezonit teksa është gati të rikthehet në fushë pas dëmtimit.

Ai ka që prej 28 tetorit që nuk luan, me ndeshjen e fundit që ka qenë ndaj Sampdoria-s në San Siro.

Gattuso tani mund t’i besojë përsëri çelësat e mesfushës argjentinasit, i cili do të jetë një armë e shtuar në luftën për Champions League.

Nga pikëpamja sportive gjithçka duket OK, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kontratën e lojtarit.

Biglia gjithmonë e ka bërë të qartë se kërkon të rinovojë kontratën e cila skadon më 2020.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë negociatë me dyshen Leonardo-Maldini. Situata ka dy mënyra për t’u zgjidhur.

E para është rinovimi i kontratës aktuale të lojtarit, i cili fiton 3.5 milionë euro në sezon. E dyta do të ishte shitja.

Për të kanë shfaqur interes klubet kineze, sidomos Hebei Fortune, që ka kohë që ndjek mesfushorin teknik.

Related posts

Salah në Madrid? Kështu përgjigjet Klopp

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Portieri Berisha: Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi, duhet të…

Delo.autor

Gjuajtja e Candrevës i kushton shtrenjtë 25-vjeçarit (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment