Futboll La Liga

Reali bën ‘çmendurinë’, ofron një mesfushor për yllin e Juventusit

Nuk është sekret që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka në fokus përforcimin e sulmit gjatë merkatos së transferimit të kësaj vere. Ai është i zhgënjyer nga performancat e Gareth Bale dhe Karim Benzema dhe synon të nënshkruajë të paktën me dy lojtarë të rinj. Ylli i Juventusit, Paulo Dybala është një prej objektivave kryesorë të “Los Blancos” dhe thuhet se gjigandët spanjollë mund të bëjnë një ofertë për atë gjatë muajve të ardhshëm.

Juventus’ Paulo Dybala celebrates after scoring during a Champions League, quarterfinal, first-leg soccer match between Juventus and Barcelona, at the Juventus Stdium in Turin, Italy, Tuesday, April 11, 2017. (Alessandro Di Marco/ANSA via AP)

Në të vërtetë, sipas “Rai Sport”, Perez do të kërkojë të zvogëlojë çmimin që kërkon Juventusi duke ofruar një lojtar dhe para për të. Mbrojtësi Dani Carvajal është një opsion, ndërsa ish-mesfushori i Interit, Mateo Kovaçiç, ka dalë gjithashtu si dikush që mund të transferohet në Torino. Kroati ka luftuar për të siguruar një vend në formacionin e Zinedine Zidane dhe nuk do t’i thoshte jo Joves, por bardhezinjtë ende duhet të binden nga ideja e shitjes së Dybala në Madrid. /EDS/

Related posts

Coutinho: Shpresoj t’i përmbush të gjitha pritshmëritë

Q.Autor

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Q.Autor

“LEKSION” NË MBROJTJE NDAJ JUVENTUS/ “Eurosport” nuk kursehet në vlerësimet për Ismajlin e Bajramin

Delo.autor

Leave a Comment