Futboll Premier League Sport

ARSENAL MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mbrojtësi Mustafi, ja sa rrezikon të mungojë

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, që luan me ekipin e Arsenal në Premier League, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e FA Cup. Në një përplasje me portierin e skuadrës kundërshtare (Bournemouth), Mustafi ka rënë në tokë dhe është dëmtuar.

Mediat britanike bëjnë me dije se ende nuk dihet shkalla e dëmtimit dhe sa kohë do të mungojë mbrojtësi që luan për Gjermaninë. 27-vjeçari kishte nisur të luante rregullisht që kur në stol erdhi si trajner Mikel Arteta, që humbet kështu një tjetër lojtar.

“Sot Mustafi do të kryejë disa analiza më të detajuara, por gjasat janë të një dëmtimi të rëndë. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të dhe nëse do të ndërhyjmë në merkato edhe pse nuk ka shumë kohë”, tha Arteta.

Related posts

Khedira: Emre Can profili i duhur për Juventusin

Sadik.Autor

DILEMA E GUARDIOLËS/ Nis “telenovela” Sterling, rinovimin apo largimin nga Man City…

Isa.Autor

Messi, Ronaldo apo…? Buffon befason me emrin: Ja lojtari më i vështirë që jam përballur

Q.Autor

Leave a Comment