Futboll Seria A Sport

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Figo akuzohet se e vodhi fjalë për fjalë mesazhin e CR7 (FOTO)

Luis Figo dhe Cristiano Ronaldo janë në mesin e sportistëve të shumtë që kanë publikuar mesazhe në kujtim të ikonës tashmë të ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën. Mirëpo, tifozët e kanë akuzuar Figon se e ka vjedhur fjalë për fjalë mesazhin e bashkëkombësit të tij Ronaldo. 41-vjeçari ndërroi jetë, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni, të dielën, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë. Bota e sportit ka qenë duke e vuajtur vdekjen e tij. Në mesin e atyre që e kujtuan legjendën e basketbollit ishin edhe Luis Figo dhe Cristiano Ronaldo, të cilët megjithatë e postuan të njëjtin mesazh fjalë për fjalë.

Ronaldo ishte i pari që e postoi atë mesazh të dielën pasdite, duke e shoqëruar mesazhin e tij me një fotografi të Kobe Bryant me një top basketbolli. Tre orë më vonë, Figo e postoi të njëtin mesazh si të Ronaldos, mirëpo e shoqëroi atë me një fotografi të tij përkrah Bryant. “Jam shumë i mërzitur nga lajmi zemërthyes për vdekjen e Kobe-t dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë e vërtetë dhe frymëzimi i shumë njerëzve. Ngushëllime familjes dhe shoqërisë, si dhe familjeve të të gjithë personave që e humbën jetën nga ky aksident. Pusho në paqe, legjendë”, thuhet në mesazhin e të dyve. Pas këtij postimi, Figo u akuzua nga tifozët se vetëm e kishte kopjuar mesazhin e Ronaldos dhe nuk e kishte shkruar vetë një mesazh për të reaguar ndaj lajmit për vdekjen e Bryant.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Manchester United. Rezultati 2-0

Delo.autor

“EURO 2020″/ Cilësi teknike dhe shumë alternativa, Belgjika gati të “djegë” edhe Italinë

Delo.autor

Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit

Sadik.Autor

Leave a Comment