Futboll La Liga Sport

“DUA TË LË IMAZHIN E NJË SPORTISTI TË MIRË”/ Courtois zbulon dy ëndrrat e mëdha, me Real Madridin dhe Belgjikën

Thibaut Courtois fitoi dy tituj të Premier League me Chelsea, por portieri belg thotë se “të fitosh me Real Madridin është kulmi”. 27-vjeçari ka shijuar lavdinë e Botërorit të Klubeve dhe Superkupën e Spanjës që nga transferimi te “Los Blancos” në vitin 2018. Sidoqoftë, ai duhet të fitojë ende që të bëhet pjesë e legjendave të mëdha europiane në kryeqytetin spanjoll. Në eksperiencën e parë spanjolle, tek Atletico Madrid, ndërmjet viteve 2011-2014, fitoi La Liga, Kupën e Mbretit dhe “Europa League”, ndërsa arriti deri në finalen e Champions-it.

Plani është që të përsërisë atë sukses me Real Madridin. Courtois pretendon se tani po jeton me ëndrrën e madhe “Santiago Bernabeu”.

Ai tha për Real Madrid TV: Të jesh një lojtar i Real Madridit është tepër e rëndësishme. Çdo gjë është e rëndësishme këtu; çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore. Këtu ka presion dhe ju duhet të dini si ta përballoni atë. Unë me të vërtetë dua të luftoj për të fituar Champions-in dhe La Liga. Të fitosh trofe me Real Madridin është kulmi për cilindo futbollist. Në këtë klub nuk mund të qetësohesh kurrë, nuk je asnjëherë i qetë. Kur vishni këtë fanellë, ju e dini presionin me të cilin përballeni. Kjo është arsyeja pse fitohen kaq shumë tituj te Real Madridi”.

Pesha e një fanellë të famshme ka rënduar herë pas here mbi Courtois, me një fillim të ngadaltë të eksperiencës te “Los Blancos”. Duke pasur parasysh se në 8 nga 11 ndeshjet e fundit, belgu e ka mbajtur të paprekur portën e vet, ai start duket i largët: “Ashtu si kur je 20 vjeç, i merr gjërat me zemër, por me kalimin e kohës mëson. Çdo fillim i ri ka vështirësitë e veta. Shpresoj të jem i rëndësishëm në fitimin e titujve, por, gjithashtu, dua të lë imazhin e një sportisti dhe njeriu të mirë. Liga e Kampionëve është ëndrra e madhe në nivelin e klubit. Njëherazi, do të doja të fitoja Kampionatin Europian me Belgjikën. Në këtë jetë, të gjitha ëndrrat mund të realizohen”.

Related posts

NUK PËRMBAHET BARCELONA/ Messi shtang portierin dhe mbrojtësit. Griezmann e shtyn në rrjetë (VIDEO)

Delo.autor

Arsyet pse Ronaldo vendosi të largohet nga Reali/Nga Neymari tek çështja në gjykatë

Sadik.Autor

DEBUTIM FANTASTIK I TRAJNERIT GEGA/ Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment