Futboll La Liga

Ndeshja ndaj PSG në Champions, Sergio Ramos ka një thirrje për tifozët

Nuk është sekret se sezoni i Real Madridit varet nga rezultati i ndeshjes së Champions League kundër Paris Saint-Germain dhe përpara ndeshjes së parë në Madrid të mërkurën, Sergio Ramos ka kërkuar që tifozët të jenë të zjarrtë. Pas fitores 5-2 kundër Real Sociedad, mbrojtësi spanjoll bëri të qartë se ai pret që tifozët të dalin për të mirëpritur autobusin e ekipit në “Santiago Bernabeu” përpara fillimit të ndeshjes.

“Falënderojmë tifozët tanë. Të mërkurën do të takohemi të gjithë në orën 18:30 në sheshin “Sagrados Corazones”, shkruan kapiteni i “Los Blancos” në llogarinë e tij në Twitter. “Me një rrahje në zemër dhe një ngjyrë, sëbashku do të arrijmë të pamundurën”, shkruan Ramos. /EDS/

Related posts

BARCELONA-GETAFE/ Startojnë titullarë Ansu Fati, Messi dhe Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NUK JAM MË AI QË ISHA”/ Deklarata rrëqethëse e Ronaldos përpara betejës me kampionët e Evropës

F.autor

Gjermanët e Stuttgart për rekord, zyrtarizojnë 5 transferime të reja brenda 12 minutash

Sadik.Autor

Leave a Comment