Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ WBA mposht Tottenham, hapet gara për një vend në Champions…

WBA ka mposhtur 1-0 Tottenham, largohet nga vendi i fundit në renditje dhe ngjall një shpresë të vogël për të “mbijetuar” në Premier League, por mbi të gjitha i hap garën për një vend në Champions League.

Episodi që vulosi fatet e ndeshjes ndodhi në minutën e tretë të kohës shtesë, kur gjatë një rrëmuje në zonën e Tottenham, në një goditje nga këndi, Jake Livermore e shty topin në rrjetën e miqve.

Me këtë humbje Tottenhem vë në rrezik vendin e katërt, që garanton praninë në Champions sezonin e ardhshëm. Skuadra e Pochettino ka pesë pikë më shumë se Chelsea i vendit të pestë, por ata do të luajnë edhe dy ndeshje deri në fund, ndërsa “blutë” tre ndeshje.

Nesër, Chelsea do të përballet me Liverpool të vendit të tretë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në pasditen e Premier League, Bournemouth fitoi 1-0 ndaj Swansea dhe siguroi matematikisht se do të jetë edhe vitin e ardhshëm, i treti radhazi, mes më të mirëve të Anglisë, si nuk kishte ndodhur kurrë.

Gjithashtu, Watford dhe West Ham largohen përfundimisht nga rreziku i rënies pasi fituan përkatësisht ndaj Newcastle dhe Leicester, dy ekipe që prej javësh nuk kanë çfarë t’i kërkojnë më këtë kampionati.

 

Related posts

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund t’iu bëjnë me para sot (FOTO)

Q.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabak shënon edhe golin e tretë ndaj Kukësit

Isa.Autor

E bujshme nga Italia/ Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli, mbrojtësi mund të…

Isa.Autor

Leave a Comment