Futboll La Liga Sport

ME MESSIN DHE GRIEZMANN/ Rei Manaj stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës

Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën.

Por nuk ka kaluar shumë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja. Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Grizman, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit.

Setien ka marrë edhe 4 lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i pasur në organikë për ditën e nesërme.

Related posts

LIVE/ Laçi-Luftëtari: Nis menjëherë me gol sfida, shënon super gol Koçonis (VIDEO)

Delo.autor

Gëzohet edhe Geri Lineker, ja si e ka modifikuar shprehjen për gjermanët (FOTO)

Isa.Autor

MORI FANELLËN ME NUMRIN 9/ Lukaku zbulon prapaskenën: Ja cili ndikoi që zgjodha Inter

Delo.autor

Leave a Comment