Futboll Premier League Sport

“NUK DUA AS AFRIME DHE AS REKORDE, POR…”/ Klopp i befason të gjithë me deklaratën e tij

Me Liverpulin që ka fituar 23 dhe ka barazuar 1 nga 24 ndeshjet në Premier Ligë, të gjithë këmbëngulin se ky do të jetë sezoni i rekordeve për skuadrën e Jurgen Klopit, por kur e pyet atë për këtë gjë nuk është se gjermani e pret me shumë ekzaltim:

jurgen klop

“Ndonjë afrim nga merkato? Te ne ka ardhur Minamoto, për të cilin jam shumë i lumtur, por mendoj, madje jam i sigurt se jemi të kompletuar. Pastaj, kur shoh sesa shumë potencial kemi edhe në radhët e skuadrave të të rinjve, jam edhe më i lumtur që falë këtij kalendari të ngjeshur t’u jap mundësinë edhe disa prej talenteve tanë që të shprehen, prandaj nuk dua asgjë nga merkato, – shprehet Klop.

– Ndeshja me Sauthemptonin për të synuar rekordin? Do të jetë e vështirë, pasi normalisht mund të vijë edhe momenti që ne do të ndalemi. Por mjaft më me këtë punën e rekordit. Dëgjoj që flitet për 100 apo më shumë pikë dhe gjëra të këtilla. Por mua më mjafton që të fitojmë dhe do të jem njësoj i lumtur”.

Related posts

VAZHDON REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi shënjestron mbrojtësin kampion bote…

Delo.autor

SHPARTALLOHEN SERBËT/ NEYMAR “show”, PSG shkruan historinë në 45 minuta

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja si Zidane “largoi” Hakimin! Conte i telefonoi personalisht

Delo.autor

Leave a Comment