Futboll La Liga Sport

DERBI SPANJOLL/ “Los Blancos” mposht Atleticon në “Bernabeu” dhe mbron kreun

Real Madridi fitoin derbin e kryeqytetit spanjoll me rezultatin minimal 1-0. Skuadrës së Zinedin Zidan i mjaftoi goli i sulmuesit francez Karim Benzema në minutën e 56-ë të sfidës së zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Kjo fitore forcon moralin e “Los Blancos”, të cilët mbrojnë kreun e klasifikimit në kampionatin spanjoll me 49 pikë, 6 më shumë se rivali direkt Barcelona, por që ka një ndeshje më pak.

Pas fitores në finalen e Superkupës së Spanjës, Reali i shkakton një tjetër tronditje Atletikos, e cila vuan dhe skualifikimin nga Kupa e Mbretit.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Napoli humb kapitenin Insigne sezonin tjetër, piketon yllin e kombëtares shqiptare

Delo.autor

Juventus ka gati sulmuesin e së ardhmes, këtë sezon ka shënuar 15 gola

Sadik.Autor

ISHTE PJESË E SKUADRËS SË…/ Sulmuesi “KuqeZi” në merkaton italiane tek…

Delo.autor

Leave a Comment