Futboll Seria A Sport

SHKAKTOI PENALLTINË NË DERIN E MILANOS/ Castillejo: Unë fus këmbën sepse jam…

Në një intervistë për “DAZN”, futbollisti i ofensivës së Milan, Samu Castillejo, ndër të tjera është rikthyer të flasë edhe për atë derbi të humbur ndaj Inter: “Jam nga ata që rishikon ndeshjet e veta, si në rastet kur luaj mirë, ashtu edhe kur luaj keq. Pashë edhe derbin”.

“Ajo ndërhyrja e penalltisë? E diskutova menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Unë fus këmbën sepse jam i sigurtë që nuk do të arrij ta prek. Nga ana tjetër Politano është shumë dinak dhe lë të tijën, në mënyrë që të prekemi. Sipas meje nuk ishte penallti”, deklaroi Castillejo.

“Gattuso është një trajner shumë i dashur, e ka derën gjithmonë të hapur nëse dëshiron të komunikosh. Është një çekan me të gjithë. Unë tashmë e flas mjaft mirë italishten, por kur nevrikoset nuk e kuptoj fare”, tregoi lojtari kuqezi.

“Ai debat mes Kessie dhe Biglia është diçka që mund të ndodhë, për më tepër në atë ndeshje aq të rëndësishme. Frank është një djalosh shumë i mirë e simpatik. Biglia është një prej kapitenëve tanë, ndihmon gjithmonë të gjithë. Në futboll gjëra të tilla ndodhin gjithmonë”, vijoi spanjolli.

“Me Cutrone kam një miqësi të bukur që nga fillimi. E kuptonim njëri tjetrin që kur nuk e flisja italishten. Personalisht mund të luaj kudo që të më aktivizojë Gattuso, por pozicini im është është prej anësori. Në atë pozicion te Villarreal kam bërë shumë mirë”, përfundoi Castillejo.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Heq dorë nga Harry Kane, Manchester City në sulm për yllin e Bayern Munich…

Delo.autor

Zbulohet klauzola e lirimit të Martinez tek Inter

Sadik.Autor

U NDËSHKUA PAS SHPËRTHIMIT NDAJ GJYQTARIT/ Ja justifikimi komik që Diego Costa bën për arbitrin

Delo.autor

Leave a Comment