Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË TJETËR PËRBALLJE “AIR ALBANIA”/ Ja ndeshja që do luhet në stadiumin e ri

“Vetëm ndeshjen me Partizanin zhvilluam në “Air Albania”. Mund të konfirmoj që ndeshjen me Tiranën do ta luajmë sërish në “Air Albania”, ndërsa të tjerat në Elbasan”, është shprehur Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, në emisionin “Sport News Plus”, në News 24.

Pas sfidave: Tirana-Partizani, Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta, tashmë Kukësi-Tirana, pritet të jetë sfida e radhës që do të luhet në impiantin e ri.

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, është e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore dhe është programuar të luhet në 22 shkurt.

Por nuk dihet nëse kjo do të jetë data zyrtare, pasi mund të ketë ndryshime në javët në vazhdim.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bëhet anëtar Shoqatës së Klubeve Europiane

Delo.autor

Griezman dhe Muslera eleminojnë Uruguajin, Franca në gjysmëfinale (VIDEO)

Isa.Autor

“EGNATIA IA DEL PËR SUPERIOREN”/ Artur Magani “zbërthen” familjen: Ju tregoj kritikat e babait

Delo.autor

Leave a Comment