Futboll Kategoria Superiore Sport

MESFUSHA NË FORMË/ Ja risia e Sormanit te “demat” e Partizanit

Partizani i sezonit 2019-2020 do të mbahet mend më shumë për debatin e skemave të zgjedhura nga trajnerët sesa për revolucionin që u reklamua në hapat e parë pas fitimit të titullit kampion.

Nën drejtimin e Franko Lerdës, skema ishte lajtmotivi, pasi ideja ishte që të luhej me tre mbrojtës, por rreshtimi 3-5-2 nuk u arrit të përvetësohej nga kamionët. Franko Lerda pas shkarkimit nga detyra, që erdhi pas humbjes në derbin e 13 dhjetorit, u largua drejt Italisë dhe me vete mori edhe skemën 3-5-2.

Me ardhjen e trajnerit Adolfo Sormani, të kuqtë kanë nisur përvetësimin e një rreshtimi të ri, që mendohet të jetë më efektiv, pasi edhe lëvizjet e lojtarëve në role nuk janë të shumta. Ndryshimi shikohet në rreshtimin e skuadrës në mesfushë, ku Sormani ka preferuar në këto takime ta vendosë katërshen e mesfushës në formë rombi.

Kukesi Partizani

Me këtë rreshtim synohet që ekipi të jetë më solid në fazën ofensive, si dhe duke u dhënë hapësirat e duhura dy mbrojtësve të krahëve për të bërë “pistonin”, si dhe për të ndihmuar sulmuesit me vertikalizimet. Aktualisht, Partizani rreshtohet në fushë me skemën 4-4-2, por që ndryshon në varësi të formës që merr rombi në mesfushë. Telushi formon kulmin e poshtëm të rombit, duke qenë më pranë katërshes së mbrojtjes, ndërsa kulmi i sipërm është Çinari, që manovron pas dyshes sulmuese Solomon-Bardhi.

Ky është një rol i ri për shkodranin, pasi zakonisht e kemi parë të luajë në krahë. Me këtë rol Çinari duket më i zbehtë, por Sormani është i kënaqur me efektivitetin e lojës së Çinarit. Kulmet anësore të rombit përbëhen nga Melo dhe Broja. Në Gjirokastër rombi i mesfushës funksionoi shumë mirë dhe shpresohet që me kalimin e kohës kjo skemë të jetë më efektive. Rreshtimi i mesfushës në formë rombi ka të mirat dhe rreziqet brenda.

Partizani

Disavantazhi ka të bëjë vetëm me hapësirën që mund të krijohet nga krahët në fazën defensive, por nëse lojtarët e përvetësojnë filozofinë e Sormanit, atëherëë mund të shpresohet vërtet te ringjallja e kampionëve dhe realizimi i objektivave.

Related posts

Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në SHBA, bën gati takat për debutim (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ “Bomberi” Muriqi kryen testet mjekësore me Lazion, kontratë 5-vjeçare

Delo.autor

TIRANA NË VAZON E TË FORTËVE/ Ja kundërshtarët e mundshëm të “Bardhebluve” në Europa League

Delo.autor

Leave a Comment