Diego Simeone ka bërë disa ndryshime në formacionin e tij për ndeshjen në shtëpi të Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.
Përfshirjet më tërheqëse janë ato të Hector Herrera në mesfushë dhe Angel Correa në vendin e Alvaro Morata. Në këtë përballje do të mungojnë Joao Felix dhe Stefan Savic për Los Rojiblancos, pasi të dy janë të lënduar.
Atletico Madrid:
Jan Oblak; Kieran Trippier, Jose Maria Gimenez, Felipe, Renan Lodi; Koke, Hector Herrera, Thomas Oartey, Saul; Diego Costa, Angel Correa.
Bayer Leverkusen:
Lukas Hradecky; Karim Bellarabi, Mitchell Weiser, Sven Bender, Jonathan Tah, Lars Bender; Julian Baumgartlinger, Nadiem Amiri, Kerem Demirbay; Kai Havertz, Kevin Volland.