Futboll Premier League

(FOTO) Tifozi i ri i Southamptonit me pankartën e vitit në Premier League, por sa ironike…

Liverpooli fitoi me rezultat 0-2 ndaj Southamptonit në Ligën Premier.

Tifozët vendas në vitet e fundit nuk kanë shumë respekt të madh për Reds, pasi këta të fundit kanë blerë shumë lojtarë nga klubi i tyre i preferuar.

Liverpool ka shpenzuar rreth 190 milionë euro nga viti 2014 duke blerë lojtarë të Southampton

Në ndeshjen e së dielës, një tifoz i ri në moshë kishte bërë një pankartë për këtë fenomen.

“I lindur të luaj për Southamptonin dhe pastaj të shitem te Liverpooli”, shkruante në pankartën që djaloshi e mbante në dorë.

Liverpooli ka shpenzuar rreth 190 milionë euro nga viti 2014 duke blerë lojtarë të Southamptonit.

Lojtari i fundit që klubi nga Anfieldi e ka blerë nga Southamptoni është Virgil van Dijk për 84 milionë euro, shumë rekorde për një mbrojtës.

Por, nuk duhet harruar Sadio Mane, Adam Llallana, Dejan Lovren, Nathaniel Clyne, Rick Lambert e Peter Crouch.

 

Related posts

PËSOI GOLIN E VITIT NË “AIR ALBANIA”/ Portieri Berisha: Ishte e pamundur të kthehesha

Delo.autor

Asensio i kalon të gjitha testet, është gati

Q.Autor

KONTE MENDON SURPRIZËN NDAJ LACIOS/ Ja si pritet formacioni i Interit

Delo.autor

Leave a Comment