Futboll La Liga Sport

KRIZA TEK BARCELONA/ Jo vetëm Messi, një tjetër legjendë e “katalanasve” ka probleme me Abidal

Deklaratat e fundit të Eric Abidal janë pritur keq jo vetëm nga Leo Messi. Kapiteni i Barcelonës reagoi “flakë për flakë” me drejtorin sportiv francez, duke i kërkuar të flasë me emra të përveçëm e të mos hedhë baltë mbi krejt ekipin, me lajme të rreme. Dihet pastaj, dihet se çfarë ndodhi dje, teksa presidenti Bartomeu bisedoi me të dy dhe u mundua t’i qetësonte gjërat. Sidoqoftë, buka e thyer nuk ngjitet më, thotë një fjalë popullore. Mbetet të shihet si do të përfundojë kjo përplasje.

Sot, “El Larguero” ka zbuluar edhe një “armik” tjetër të Abidal në kampin blaugrana. Është Manu Carreño, ai që ka treguar të lënduarin tjetër nga francezi, në postin e drejtorit sportiv të Barcelonës. Bëhet fjalë për Xavi Hernández, i cili refuzoi pozicionin e trajnerit, pas shkarkimit të Ernesto Valverde. “Xavi është shumë i zemëruar me të…”, – tha prezantuesi spanjoll, duke mos dhënë më shumë detaje për momentin.

Related posts

E KËRKON JUVENTUSI/ MARCELO “tërbon” tifozët e REALIT para El Clasicos

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez “FLUTURON” në Austri, ndjekin dy pilotët e Ducati, Rossi i…

Isa.Autor

“Gjyqtari e vodhi Kolumbinë”; FIFA i përgjigjet ASHPËR Maradonës

Isa.Autor

Leave a Comment