Futboll Seria A Sport

“MUND TA FITOJË PRAPË CHAMPIONSIN”/ Ronaldo beson te suksesi maksimal me Juventus

Kristiano Ronaldo beson se mund të fitojë Ligën e Kampioneve me Juventusin.

Ronaldo

Në një intervistë për “Canal 11”, ylli portugez, i cili dje festoi 35 vjetorin e lindjes tregon se bardhezinjtë kanë mundësi për të fituar trofeun e ëndërruar, i cili mungon prej 23 vitesh në Torino.

I pyetur se si do ta imaginonte dikur veten kur të mbushte 35 vjeç, Ronaldo tregon se me siguri do të peshkonte në vendlindjen e tij Madeira në Portugali. Ndërsa për golin më të bukur të karrierës së tij, ylli portugez zgjodhi si golin më të vështirë për të realizuar roveshatën e famshme kundër Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve në sezonin 2017-2018.

“Si e imagjinoja veten në moshën 35-vjeçare – Mbase do të isha duke peshkuar në Madeira. Dëshiroja të bëhesha lojtar profesionist, por nuk e mendoja se do të fitoja kaq shumë në karrierë.

Dëshira për të fituar sërish Ligën e Kampioneve – Juventusi më jep mundësinë që ta fitojë sërish këtë trofe. E dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por kemi mundësi ta realizojmë sepse kemi një skuadër të mirë. Duhet të shkojmë përpara hap pas hapi.

Goli më i bukur në karrierë – Nuk është e lehtë të zgjedhësh. Por goli me roveshatë është padyshim njëri nga më të vështirët për të shënuar”, deklaroi Ronaldo.

ronaldo-bicycle-kick-goal-real-madrid

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT-KOSOVË/ “Dardanët” një hap larg historisë. Pandev kërkon penallti në minutat e para (VIDEO)

Delo.autor

Coutinho: Do i festoj sukseset e Liverpoolit, Barcelona një ëndërr

Q.Autor

TË PAFAT/ Humbën 2 penallti, Shkëndija i thotë lamtumirë Europës

Isa.Autor

Leave a Comment