Futboll Sport

ISH-YLLI I MILANIT I TREGON RRUGËN NEYMAR/ Kaka: Po bëri këtë, e fiton “Topin e Artë”!

Kaka është i bindur që Neymar do të jetë braziliani i radhës, që do ta fitojë “Topin e Artë”. Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, i cili është braziliani i fundit që e bëri të vetin këtë çmim prestigjioz, në vitin 2007, beson se “Ney” mund të triumfojë këtë vit. Ai tha në një intervistë për AFP: Nëse besoj se Neymar mund ta fitojë “Topin e Artë” në vitin 2020? Po, patjetër. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë. Ajo që i duhet tani është që të fitojë tituj kolektivë këtë sezon dhe të jetë një nga protagonistët e këtyre arritjeve”.

Kaká, 37 vjeç, beson që, nëse Neymar fiton Champions-in me PSG, këtë sezon, atëherë triumfon edhe me “Topin e Artë”. Këto deklarata u bënë gjatë një seance stërvitore sportive të organizuar nga UEFA. Që aty, Kaka sqaroi edhe të ardhmen e vet: “Po përgatitem të jem drejtor sportiv, ose menaxher. Në këto dy profesione e imagjinoj veten në të ardhmen. Por jo sot për sot, sepse kam akoma gjëra për të mësuar, në shumë fusha. Kur të jem kualifikuar mirë, do të shoh mundësitë që mund të më paraqiten”.
Në këtë sens, ai pranon se bashkëkombësi i tij, Leonardo, me të cilin i bashkoi rrugët në Milano dhe që tani është drejtori menaxhues i PSG, është shembulli për t’u ndjekur: Unë flas shumë me të. Leonardo më jep këshilla të mira”.

Related posts

SHOKOHET MILANI/ Mbrojtësi që shkëlqeu me NAPOLIN, pranë largimit nga “San Siro”

Isa.Autor

AJAXI “SHTANG” JUVENTUSIN/ Mbrojtja e “Zonjës së Vjetër fut ujë” (VIDEO)

Delo.autor

Juventus pa “mëshirë”, tashmë pranë marrëveshjes me “yllin” e Interit

Isa.Autor

Leave a Comment