Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT JUVENTUS-FIORENTINA/ Ja debati i ashpër mes drejtuesit vjollcë dhe arbitrit!

Fiorentina u dënua me 55 mijë euro gjobë pas polemikave të shpërthyera në fund të ndeshjes ndaj Juventusit në Torino dhe presidenti vjollcë Rocco Commisso do të hetohet për akuzat që ka bërë në media në përfundim të takimit në “Allianz Stadium”.

Sipas “Corriere dello Sport”, në tunel ka ndodhur një kaos i jashtëzakonshëm, teksa drejtori sportiv i Fiorentinas, Daniele Prade, ka shkuar drejt arbitrit Fabrizio Pasqua duke i bërtitur: “Çfarë dreqin ke bërë, prishe ndeshjen!”… Arbitri i është kthyer me tone të larta dhe polemike: “Çfarë dreqin do ti?!”… Më pas, drejtuesi vjollcë i është kthyer me një “ik pirdhu!”.

E gjitha për episodin e penalltisë së dytë të fituar nga Bentancur dhe shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo.

Related posts

ÇFARË KLASI/ Ylli Gnabry dyfishon shifrat për “Mbretërit” e Europës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“INTER ËSHTË DUKE U RRITUR”/ Flet Conte pas triumfit: Ja kujt ia dedikoj këtë fitore…

Delo.autor

“3 PIKËT NË TAVOLINË PROBLEM I NAPOLIT”/ Agnelli i kthehet ministrit Spadafora: Ronaldo nuk e theu protokollin

Delo.autor

Leave a Comment