Futboll Sport

E BUJSHME/ Liverpool “hedh grepin” në Spanjë, gati “ti rrëmbejë” Barcelonës yllin e saj

Liverpuli po mendon të rikthejë në “Anfield Road” Filipe Kutinjon në një lëvizje që do të ishte vërtet e bujshme nëse do të finalizohej.

Lajmin e ka thënë Stiv MekManaman, ish-lojtari i Anglisë dhe “Reds”-ave, që ka theksuar se për një shifër të arsyeshme nga ana e Barcelonës, kjo lëvizje do të mbyllej.

Barcelona pagoi 145 milionë euro në verën e vitit 2018 për mesfushorin brazilian, i cili nuk u adaptua kurrë në “Camp Nou”. Më pas erdhi huazimi te Bajerni i Mynihut me një klauzolë “të drejtë blerjeje” për bavarezët të fiksuar në 120 milionë euro.

Por kampionët e Gjermanisë nuk duan ta shpenzojnë një shifër të tillë për Kutinjon dhe kjo do të thotë se ai do të kthehet në Katalunjë. Liverpuli, sipas MekManamanit, do ta rikthehet krahëhapur 27-vjeçarin, se që pas largimit të tij, nuk gjeti kurrë më një mesfushor me ato tipare.

Related posts

Jelena: Nuk jam unë fajtorja për dështimet e Djokovic

Sadik.Autor

ATALANTA E PAPËRMBAJTSHME/ Muriel ndëshkon 2 herë Strakoshën në 5 minuta, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ FROSINONES/ Allegri: Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të…

Delo.autor

Leave a Comment