Futboll

Akord total Inter-De Vrij, pritet miratimi i Suning

Stefan De Vrij dhe Interi duket se kanë arritur akordin tashmë, që holandezi të veshë fanellën zikaltër duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sipas raportimeve që vijnë nga fcinternews.it, media pranë klubit zikaltër, drejtuesit e Interit dhe lojtari kanë rënë dakord për nënshkrimin e një kontrate 5-vjeçare, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Gjithashtu, zikaltrit kanë gjetur akordin edhe për komisionet e menaxherëve të De Vrij, të cilët do të përfitojnë plot 4 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Gjithsesi, zyrtarizimi mungon ende, pasi kontrata është dërguar në Kinë, ku ekspertët e grupit Suning, që zotëron klubin zikaltër, do ta shqyrtojnë me vëmendje, para se të japin miratimin final., që do t’i hapte rrugë firmosjes nga ana e lojtarit dhe klubit.

Related posts

ISH-SULMUESI VIERI SULMON UEFA-N PËR SUPER LEAGUE/ Wenger: Europa do të shkatërrojë Premier League

Delo.autor

STATISTIKAT/ Analiza e Superiores, ja kush është lojtari që tenton më shumë të driblojë… (TABELA)

Delo.autor

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Sadik.Autor

Leave a Comment