Bundesliga

Bundesliga/ Hamburgu i Mavrajt dështon në transfertë me Borusia Monchengladbach

Pas tre takimesh, Borusia Monchengladbach është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur Hamburgun e Mërgim Mavrajt me rezultatin 3-1, në ndeshjen hapëse të javës së 17-të të Bundesligës.

Braziliani Raffael ishte protagonist kryesor në këtë takim, pasi asistoi në golin e parë të shënuar nga Hazard dhe shënoi 2 të tjerët në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër, për Hamburgun barazoi përkohësisht Hahn në minutën e 53-të, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj luajti gjatë gjithë 90 minutave.

Me këtë fitore, Borusia Monchengladbach u rikthye sërish në vendin e 4-t, të paktën përkohësisht, deri sa të luajnë edhe skuadrat e tjera.

Related posts

BUNDESLIGA/ Besnikëri dhe ulje rroge, ylli i Gjermanisë nuk e tradhton ekipin edhe pas rënies nga kategoria

Sadik.Autor

Plas te Bayerni “përleshen” në stërvitje dy yjet e skuadrës

Q.Autor

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

Leave a Comment