Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “ELBASAN ARENA”/ Të besuarit e Duros mposht Laçin dhe rimarrin kreun

Kukësi ka bërë detyrën ndaj Laçit, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 3- me përmbysje dhe i ka rimarrë kryesimin e renditjes Tiranës, pas më pak se 24 orësh, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve pas 21 javëve.

Verilindorët vuajtën në minutat e para përballë kurbinasve, ndërsa ishin këta të fundit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 36’ me anë të goleadorit kryesor Kyrian Nwabueze, i cili i dha fund “agjërimit” të javëve të fundit.

Megjithatë reagimi i Kukësit ishte mjaft i mirë dhe vetëm dy minuta më vonë ishte Kristal Abazaj që shënoi në portën e kurbinasve dhe riktheu sërish baraspeshën në “Elbasan Arena”.

Related posts

YLLI KAMBERI PROTAGONIST NË SKOCI/ Mbi 1 vit që nuk shënonte, sulmuesi bëhet hero në Kupë (VIDEO)

Delo.autor

PROFIL/ Ramen Cepele, 17-vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Delo.autor

Vdekja e kapitenit të Fiorentina-s, mjekët nxjerrin fakte të reja

Sadik.Autor

Leave a Comment