Futboll Seria A Sport

Interi në “greminë” pa Chempions. Ja çfarë pritet të ndodh me “zikaltrit”

Lotët e Icardit në fund të ndeshjes me Juven, janë ato të një tifozerie të tërë që në vetëm 2 minuta kaloi nga ëndrra e madhe për t’i prishur garën për titull rivalëve të përjetshëm, duke vazhduar njëkohësisht luftën për prezencën në Champions League, kompeticion ku Interi mungon prej 7 sezonesh.
Vetëm matematika dhe përballja direkte me Lazion në javën e fundit, i lënë ndonjë shpresë Interit për të hipur në trenin e Champions.

Është vërtet e hollë fija që ndan kufirin mes dështimit dhe arritjes së objektivit minimal të fillim sezonit, një vend i katërt i rëndësishëm për arkat e klubit në këndvështrimin e merkatos së ardhshme.

Me vendin e pestë, për Interin me shumë mundësi do të thotë se të paktën një nga lojtarët e rëndëishëm të skuadrës do të sakrifikohet, me emra si Icardi, Perisic apo Skriniar që duken më të rrezikuarit, ndërkohë që edhe blerjet e Rafinha-s apo Cancelos, lojtarë të huazuar do të bëheshin shumë të komplikuara.

Lotët e Icardit në fund të ndeshjes me Juven, janë ato të një tifozerie të tërë që në vetëm 2 minuta kaloi nga ëndrra e madhe për t’i prishur garën për titull rivalëve të përjetshëm, duke vazhduar njëkohësisht luftën për prezencën në Champions League, kompeticion ku Interi mungon prej 7 sezonesh.

Dështimi do të thotë edhe pasoja në merkato, dhe në verë, mes lojtarëve që kanë ambicie për më tepër dhe një fair play për t’u respektuar, duket në horizont revolucioni i radhës. Tanimë Suning e ka bërë të qartë strategjinë e vetëfinancimit, motiv që mund të kushtëzojë të bëjnë valixhet gati jo pak lojtarë. Ata që kanë më shumë interes në merkato dhe mund të sjellin miliona janë Icardi, Perisic dhe Skriniar.

Maurito kërkohet nga Reali i Madridit, kroati ka gjithmonë pretendentë në Premier League, ndërsa mbrojtësi sllovak i pëlqen Barcelonës. Shitjet e Joaro Mario, Kondogbia apo Nagatomo do të sjellin diçka në arkat e klubit, por jo aq mjaftueshëm sa për të blerë përfundimisht kartonat e Rafinha-s dhe Cancelos, për të cilët në total duhen rreth 70 milionë euro.

Drejtuesit e Interit kanë lëvizur në avancë duke hedhur bazat për mbërritjen e sigurtë të Lautaro Martinez e me shumë mundësi edhe ato të de Vrij apo Asamoah me parametra zero, Mund të jenë përforcime të mira, por që vështirë se mund të kompensojnë humbjet e rënda që do të sillte te Interi një tjetër sezon pa Championsin.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin. Rezultati 1-1

Delo.autor

HIDHET SHORTI/ Ndahen kokat e grupeve. Ja ku caktohen Juventus, Liverpool dhe Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldinho futet në politikë, mund të bëhet senator në Brazil!

Q.Autor

Leave a Comment