Futboll Kategoria Superiore Sport

“FITORE E RËNDËSISHME NDAJ LAÇIT”/Trajneri Duro: Kur isha te Partizani i bëja thirrje Federatës për…

Kukësi ka mundur Laçin me përmbysje, Duro teksa ka përgëzuar skuadrën dhe ka thënë se reagimi i shpejtë ishte çelës për këtë fitore.

Et’hemi? “Ai nuk ka dalë nga formacioni, ai ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë në nivelin që dua unë, por sot ishte ai që doja unë. Si lojtar ka potencial të jashtëzakonshëm. Lojtarët që do jenë më në formë dhe si rezultat i skemave dhe kundërshtarit do ndryshojnë”.

Provë karakteri? “Unë e kam thën se ndeshjet në Elbasan që është një ambient i akullt i kam frikë. Laçi është një skuadër shumë e rrezikshme. Kjo fitore është shumë shumë e rëndësishme në këtë moment”.

Goli i disvantazhit? “E kemi kaluar me qetësi. Tirana bën detyrën e vet dhe ne tonën. Kampionati është i gjatë dhe duhet të fitojmë ndeshjet”.

Ndeshja në “Air Albania Stadium”? “Të kujtohet kur isha trajneri i Partizanit, kam kërkuar nga Federata  që Tirana të luante me tifozë, unë doja që të luante me tifozë, rendësi ka ambienti. Nuk ka rëndësi kush është në stadium, rëndësi ka atmosfera. Tjetër gjë se kush do të fitojë në fund”.

Goli i pësuar? “Edhe unë u mërzita për këtë gol. Duhet të evitohej ky gol, por ndodhi që ne reaguam shpejtë dhe morëm fitoren”.

Rreshtimi? “Është një vendosje që e kam provuar në Turqi, çelësi i kësaj vendosje është Lulaj. Nuk është skemë mbrojtës, i jap përparësi Mustës dhe Maliqit të dalin përpara.

Related posts

Portugezët janë të bindur: Ronaldo do të luajë edhe në “Katar 2022”

Sadik.Autor

ZBULON PËRSE I DHA LAMTUMIRËN KLUBIT ANGLEZ/ Benitez tregon: Ja arsyet e largimit nga Newcastle

Delo.autor

“Buzëqesh” Sadiku/ Ekipi i madh turk i premton vend të sigurtë sulmuesit “kuqezi”

Isa.Autor

Leave a Comment