Kombëtarja Shqipëri Sport

MESFUSHORI I KOMBËTARES SHKËLQEN NË GJERMANI/ Gjasula shënon në momentin më të vështirë të Padërborn (VIDEO)

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula u kthye në heroin e skuadrës së tij Padërborn duke arritur t’i japë një pikë të ҁmuar në takimin kundër Shalke 04 në javën e 21-ë të kampionatit gjerman.

EQRHJuDWsAYwNXI

Pas ekzekutimit të goditjes së këndit në minutën e 81-ë, 30-vjeҁari parakaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi fuqishëm me kokë duke mos i dhënë asnjë mundësi për të mohuar golin e tij portierit të Shalkes. Gjasula u aktivizua në minutën e 11-ë në këtë takim duke zëvendësuar shokun e skuadrës Sabiri.
Ky barazim i jep shpresë Padërbornit për të besuar te qëndrimi në Bundesligën gjermane teksa ndahet me 5 pikë nga zona e shpëtimit.

Related posts

“SHQIPËRIA DHE KROACIA KALOJNË GRUPIN”/ Ismajli për mediat kroate: Nëse Asani do të jetë në formë…

F.autor

Zhbllokohen shifrat midis Realit dhe Liverpoolit në “Olimpiyskiy Stadium Kiev” (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Alonso: Unë dhe Vettel nuk patëm makinën e duhur Ferrari për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment