Futboll Premier League Sport

DY FITORE RADHAZI NË PREMIER/ Shikoni si Ancelotti tërbohet për një… çorape (VIDEO)

Suksesi i dytë radhazi i Evertonit në Premier Ligë dhe skuadra e Ançelotit shkon në pushimet dimërore me një renditje që nuk e imagjinonte dy muaj më parë, 5 pikë larg vendit të katërt.

Fitorja 3-1 ndaj Kristal Palasit erdhi falë golave të Bernard 18′, Riçarlison 58′ dhe Kalvert-Ljuin në 88′, ndërsa për londinezët shënoi Benteke në 51′ pas një gabimi të Pikfordit. Momente komike në “Goodison Park”, kur në mesin e pjesës së parë Ançeloti vendosi të zëvendësojë të dëmtuarin Uollkot me Sidiben.

Por në momentin që po bëhej gati të hynte në fushë, 27-vjeçari vuri re se i mungonte çorapja e këmbës së majtë. Trajneri italian reagoi me nervozizëm ndaj pakujdesisë së lojtarit të tij, i cili shkoi në dhomat e zhveshjes për të korrigjuar gabimin.

Related posts

MERKATO E VERËS/ I skadon kontrata në qershor, Lazio “shënjestron” lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

DEL KUNDËR “DJAJVE TË KUQ” PËR ÇËSHTJEN ALEXIS SANCHEZ/ Solskjaer i del në krah: Është pjesë e skuadrës dhe një…

Delo.autor

NAPOLI “THYEN” HESHTJEN/ Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

F.autor

Leave a Comment