Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Arbitra norvegjezë për sfidën Laçi-Universitatea, ja axhenda e ndeshjes…

Ndeshja mes Laçit dhe Universitatea Krajovës do të luhet sot në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet direkt nga “RTSH” dhe “SuperSport”.

Ky takim i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës ishte planifikuar të luhej në Rumani, por për shkak të gjendjes së stadiumeve në Shqipëri (janë vetëm “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena” që plotësojnë kushtet), u desh të ndërhynte vetë UEFA që të mos kishte përplasje në sfidën e kthimit pas një jave, kur edhe Partizani do të luajë si pritës ndaj Bazelit.

Ndeshja e sotme do të gjykohet nga arbitra norvegjezë, me kryesor Rohit Sagi dhe asistentë Geir Isaksen, Morten Jensen, si dhe arbitër i katërt Mohamad Usman Aslam. Rohit Sagi në karrierën e tij ka arbitruar 168 ndeshje, ka dhënë 606 kartonë të verdhë, 20 kartonë të kuq dhe 39 penallti.

Related posts

FSHF ME NJOFTIM ZYRTARE/ Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Delo.autor

KUSHTON 140 MILIONË EURO/ Gjigantët e Premier League marrosen pas 19-vjeçarit…

Delo.autor

U SHPALLËN “MBRET” TË EUROPËS/ Holanda i pret si heronj dy fituesit e Champions (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment