Futboll Seria A Sport

TRIUMFON NDAJ PARMËS DHE I AFROHET JUVENTUS ME PIKË/ Ja si vlerësohet Strakosha nga media italiane

Lacio mori një fitore të vështirë, por me vlera në fushën e Parmës me rezultatin 0-1. Skuadra e Simone Inzagit ia doli të marrë 3 pikë të rëndësishme duke e ndihmuar të ngjitet nga pas Juventusit në renditje.

Portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha dhe reparti i mbrojtjes nuk e lejuan Parmën ta ndryshonte fatin e takimit.

Kështu “Tuttomercato.web”,  e ka vlerësuar portierin e Kombëtares, me notën 6.5. “Ai shtrihet dhe pret goditjen nga faulli të Kurtiç që kaloi murin dhe ishte më e vështirë se sa pritej. Pastaj me gishta devijon tentativën e Kaprarit dhe grushton atë të Kuçkas. I sigurtë në daljet e tij”, shkruan kjo media për portierin e Kombëtares.

Related posts

ZHGËNJIMI I ITALISË/ Mançini mbron zgjedhjet e tij: Ne e dinim se kjo do të…

Isa.Autor

DERBI BARAZIM NË “PAQE”/ Getafe i merr 1 pikë “Los Blancos” dhe rikthehen në zonën Champions

Delo.autor

CHAMPIONS/ Aksion perfekt nga gjermanët, Plea ZHBLLOKON sfidën ndaj M’Gladbach (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment