Futboll Sport

Rrugët e Kun Agüero dhe Atlético Madridit mund të ribashkohen

Rrugët e Kun Agüero dhe Atlético Madridit mund të bashkohen përsëri. Sipas “Radio MARCA”, “rojiblancos” kanë kontaktuar tashmë me njerëzit përreth sulmuesit argjentinas, për të vlerësuar përfshirjen e tij të mundshme në sezonin e ardhshëm.

Sipas këtij informacioni, sulmuesi, aktualisht te Manchester City, nuk e sheh me sy të keq mundësinë e rikthimit në Madrid. Kështu, klubi dhe lojtari kanë bërë thirrje për bisedime të ardhshme, sepse sot për sot, Kun Aguero është i fokusuar vetëm te Kupa e Botës në Rusi.

Atlético Madrid tashmë po punon që të gjejë një zëvendësues për Griezmann, në rast se francezi përfundon nënshkrimin me Barcelonën, merkaton e kësaj vere. Dhe Agüero është një nga opsionet, që “rojiblanco” po e trajtojnë, megjithëse përfshirja e tij e mundshme nuk varet vetëm nga largimi i francezit.

Operacioni “Aguero” dukej i pamundur muaj më parë, por tani ka marrë një dimension tjetër. Arsyeja është se Atlético Madridi i ka paraqitur argjentinasit një projekt sportiv, që duket se përmbush pritshmëritë e lojtarit.

Ai u largua nga Atlético Madridi në verën e vitit 2011. Ka një kontratë me Manchester City deri në qershor 2020. Largimi i tij nga klubi spanjoll nuk ishte miqësor, çka u zbulua përmes një deklarate për shtyp të kohës nga Kun Aguero.

Related posts

PANUCCI ME DHIMBJE KOKE/ Mavraj pa ekip, mbrojtësi kërkon më shumë se sa i ofrohet

Isa.Autor

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, Sukaj i magjishëm. Shmang Cuculin dhe shtang Frashërin

Delo.autor

PAS SHERRIT TË BUJSHËM/ Ibrahimovici kërkon falje

Delo.autor

Leave a Comment