Futboll Seria A Sport

ERDHI NË TORINO ME PRITSHMËRI TË LARTA/ Juventus “befason” të gjithë dhe nxjerr në shitje yllin e ekipit…

Juventusi është duke planifikuar ta shesë Aaron Ramseyn, vetëm një vjet pasi e transferoi atë si lojtar të lirë nga Arsenali.

Mesfushori 29-vjeçar i ka bërë vetëm 19 paraqitje garuese në fanellën bardhezi këtë sezon, duke i shënuar dy gola, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai ka vuajtur nga probleme të shumta muskulore, që ia kanë pamundësuar shkëlqimin deri tani.

Edhe pse Ramsey teknikisht ishte lojtar i lirë, Juve u desh t’i paguante menaxherët e tij 3.6 milionë euro për ta kompletuar transferimin e tij.

Tuttsport raporton se Juve do ta përdorë atë, ngjashëm si Emre Canin që e shiti te Borussia Dortmund për 20 milionë euro, për t’i mbushur arkat.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA MEKSIKA/ Nuk u paguan nga klubi, shikoni çfarë bëjnë lojtarët në fushë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Dybala përmbys në dy minuta ndaj Lokomotivës (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON TITULLIN/ Vettel optimist për garën e Rusisë: Makina jonë funksionon kudo

Isa.Autor

Leave a Comment