Futboll Seria A Sport

“ISHTE NJË NATË SPECIALE”/ Trajneri Conte: Tani mund të ëndërrojmë për titullin!

Interi ka arritur të bëjë një përmbysje kampionësh mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit në derbi dhe ka fituar me rezultatin 4-2. Padyshim që për Konten, kjo ishte një natë speciale dhe këtë e ka shprehur vet trajneri pas ndeshjes.

“Ishte një natë e veçantë. Në pjesën e parë ne kaluam në vështirësi si asnjëherë më parë në sezon. Por, rigjetëm ekuilibrin dhe besimin, merita i shkon djemve që rezistuan në momentet e vështira dhe përgatitën diçka të rëndësishme. Skudeto? Është shumë herët të flasim, por tani mund të ëndërrojmë”, shprehet Konte.

Më tej ai shton: “Kjo periudhë prej 10 ndeshjesh që na pret do të jetë e fortë, pas së cilës mund të themi më shumë se cilat janë shanset tona dhe vlerësojmë nëse ato kanë ndryshuar që nga fillimi i kampionatit. Sidoqoftë, ne po bëjmë gjëra të mëdha. Djemtë treguan forcë të madhe dhe atribute të shkëlqyera”.

Ndërkaq Konte zbulon çfarë ndodhi në pushimin e pjesëve: “Nuk kishte nevojë të flisja aq shumë, unë kisha përgjegjësi për atë që kishim bërë, si dhe djemtë. Të gjithë të bashkuar ne dolëm nga një situatë e vështirë. Të bësh një pjesë të dytë të këtij lloji dhe të shënosh 4 gola ndaj Milanit nuk është për të gjithë “.

Related posts

LARGIMI I SHALAND NGA STOLI I “DARDANËVE”/ Trajneri De Biasi: Jam i gatshëm të drejtoj Kosovën

Delo.autor

Rebic i lidhur me Manchester United, kroati zbulon ofertat konkrete

Sadik.Autor

NGA TRANSFERIMI TE REALI DERI TE PREMTIMI PËR FITORE/ Mbape sfidon Mesin dhe Ronaldon: Më falni, por tani është radha ime

F.autor

Leave a Comment