Futboll Kategoria Superiore Sport

AXHENDA E JAVËS 22 NË SUPERIORE/ Sfidat do të luhen në dy ditë, ja datat dhe oraret e ndeshjeve

Java që lamë pas në Kategorinë Superiore, nuk pati surpriza të mëdha. Kukësi, Tirana dhe Partizani nuk lëshuan pe dhe tashmë presin sfidat e radhës.

Në javën e 22-të të kampionatit shqiptar do të ketë përballje interesante. Takimet do të luhen në dy ditë, në datat 15 dhe 16 shkurt.

Të shtunën do të zhvillohet vetëm një takim, ai mes Tiranës dhe Skënderbeut, që do të startojë në orën 17:00.

Ndërsa të dielën do të zhvillohen dhe katër takimet e tjera. Në orën 14:00, do të nisin sfidat: Luftëtari-Flamurtari, Bylisi-Kukësi dhe Laçi-Partizani.

Ndërkaq përballja e fundit do të jetë ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, që do të mbyllë javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

AXHENDA, JAVA 22:

TË SHTUNËN

Tirana-Skënderbeu 17:00

TË DIELËN

Luftëtari-Flamurtari 14:00

Bylisi-Kukësi 14:00

Laçi-Partizani 14:00

Teuta-Vllaznia 17:00

TABLEA

Related posts

RIKTHEHET NGA DËMTIMI/ Umtiti frikëson sërish Barcelonën

Delo.autor

SHËNOI DY GOLA/ E gjithë bota po tallet me atë çfarë i ndodhi Ibrahimovicit (VIDEO)

F.autor

VIDEO/ 10 ndër golat më të bukur të Leo Messit

Q.Autor

Leave a Comment