Futboll Sport

E BUJSHME/ UZUNI transferohet në KROACI, Laçi përfiton një MAL ME PARA

Ndeshja kundër Skënderbeut, ishte e fundit për Myrto Uzunin me fanellën e Laçit, pasi kurbinasit kanë gjetur marrëveshjen me Lokomotiva Zagreb për ta shitur sulmuesin e talentuar. Sipas “Panorama Sport”, kurbinasit kanë arkëtuar 350 mijë euro për shitjen e 23-vjeçarit, që tani hodhi hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Kroaci. Uzuni ishte lidhur në kohët e fundit me një kalim në Kroaci, ndërsa pak kohë më parë ishte ish-trajneri i Laçit, Besnik Prenga, që e pranoi hapur se do të bënte gjithçka që sulmuesi të transferohej në Kroaci. Presidenti i Laçit, Pashk Laska ka mbyllur gjithçka me kroatët dhe tashmë Uzuni mund të quhet lojtar i Lokomotiva Zagreb, ku do të firmosë një kontratë për katër vitet e ardhshme.

Në sezonin e kaluar Uzuni ishte një nga lojtarët më të spikatur të Kategorisë Superiore, ndërsa arriti të shënojë 10 gola në 35 ndeshje me fanellën e Laçit. Gjithashtu ai shënoi edhe një gol në Kupën e Shqipërisë me kurbinasit, që arritën deri në finale. Edhe në kompeticionet evropiane, beratasi e tregoi klasin e tij, pasi me golin e shënuar në Laç kundër Anorthosis, kurbinasit u kualifikuan në turin e dytë të Europa League. Kalimi i tij në Kroaci është një arritje e madhe për të, pasi tani mund të tërheqë edhe vëmendjen e trajnerit Christian Panucci, i cili ndodhet në një situatë tepër të vështirë, pasi disa lojtarë janë dëmtuar, ndërsa një pjesë janë pa ekip.

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi/ Gjyqtarët e bëjnë baltë, sa shumë vendime të gabuara

Delo.autor

E FRIKSHME/ Gol me pasoja: Aksident në tribunë gjatë takimit Eibar-Sevilla

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Inter firmos kontratë 2-vjeçare me portierin…

Delo.autor

Leave a Comment