Futboll Premier League

Mungon ‘ylli’ i Tottenhamit, dëmtohet para ndeshjes kundër Juventusit

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit të vlefshme për fazën e 1/16 të Champions Leagues.

Tani raportet në Angli konfirmojnë se Alderweireld do të mbetet në Londër si pasojë e një dëmtimi, shkruan “Football-Italia”.

Belgu luajti 90 minuta kundër Newport County të martën e kaluar, por nuk u përfshi në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Arsenalit.

Kujtojmë që edhe “Zonja e Vjetër” do të vuajë mungesat e rëndësishme të treshes: Blaise Matuidi, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala.

Related posts

Messi me probleme, mund të mos luajë ndaj Italisë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Dikur lojtar i Milanit, nuk do ta besoni klubin e ri të Boatengut (FOTO)

Isa.Autor

Klopp: Mos e krahasoni Salah me Messin, vetëm Maradona ka qenë si ai

Q.Autor

Leave a Comment