Të tjera

Tavolina e pingpongut ku luan Mayweather kushton 30 mijë dollarë!

Floyd Mayweather e vuri emrin e tij dhe “thesarin” në saj të një koordinimi perfekt të gushteve dhe reflekeseve kur ishte në ring. Pesë herë ish-kampioni i botës, i cili i fitoi të 50 ndeshjet në karrierën e tij si profesionist do të mbahet mend si një nga boksierët më të mirë të brezit të tij. Që pasi u tërhoq nga aktiviteti, pas fitores kundër Conor McGregor, vitin e kaluar, 40-vjeçari ka menduar të investojë te vetja duke u marrë me sporte të tjerë, i fundit në radhë ka qenë pingpongu.

Të shtunën, Mayweather postoi një video në “Instagram” duke shijuar një ndeshje pingpongu me kushëririn e tij Roy. Ku është e veçanta? Te fakti që kjo ishte një tavolinë e pa parë ndonjëherë prej kristali me vlerë 30 mijë dollarë. Video tregon se amerikani nuk është edhe aq i aftë me raketën në dorë sa ishte në ring. Gjithsesi, kohët e fundit qarkullojnë thashethemet se ai do të kthehet në ring, këtë herë në MMA për t’u ndeshur sërish e McGregor. Atij i janë ofruar 500 milionë dollarë për këtë përballje.

 

Related posts

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Briken Çalja pa trajner në Tokio, vendin e kishte zënë presidenti i federatës

Delo.autor

FANTASTIKE/ Osaka e mund Serena Williamsin për të fituar US Openin

Isa.Autor

“PEKIN 2022″/ Lojërat Olimpike dimërore nën masa të rrepta sigurie dhe protokolli anti-Covid

Delo.autor

Leave a Comment