Ndeshje në total: 148
Fitore, Tirana: 66
Barazime: 46
Fitore, Skënderbeu: 36
Golavarazhi: 218-136
Renditja aktuale: 2-8
Pikët aktuale: 40-28
Fitorja e fundit e Tiranës: 14 shtator 2019, 3-1
Barazimi i fundit: 24 nëntor 2018, 1-1
Fitorja e fundit e Skënderbeut: 23 nëntor 2019, 2-1
Vlera në total e ekipit: 4.53 milionë € – 3.33 milionë €
Lojtari më i shtrenjtë: Edon Hasani (375 mijë ) – Dejvi Bregu (375 mijë €)
Mosha mesatare e ekipit: 27.1 vjeç – 24 vjeç
Lojtari më i vjetër: Ilion Lika (39)- Artim Pollozhani (38)
Lojtari më i ri: Andri Stafa (18)- Emanuel Esien (18)
– Tirana nga ana e saj ka statistikat në favor kundër Skënderbeut. Bardheblutë nuk munden nga korçarët prej 25 prillit 2016, në shtëpinë e tyre.
– Në këtë kampionat, Tirana fitoi në shtëpi 3-1 me korçarët, ndërsa më 23 nëntor Skënderbeu fitoi në Korçë.
-Gjergj Muzaka, Marvin Turtulli, Asion Daja, Marlind Nuriu, Eni Imami janë lojtarët që kanë një të shkuar si bardheblu, ndërsa Tefik Osmani, Kristi Vangjeli kthehen në Korçë me statusin e ish-ëve.