Futboll Shqipëri Sport

VDEKJA E PARITUR E SHQIPTARIT/ Ja çfarë thoshte Ibrahimovic për Harbuzin më 2009

Labinot Harbuzi ishte parë disa herë në shoqërinë e legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Pritshmëritë për Harbuzin ishin shumë të mëdha saqë ai ishte konsideruar si e ardhmja e futbollit të këtij vendit. Kështu, Në një intervistë të tij për Sportbladet më 2009, Zlatan pati thënë se ai e shihte Harbuzin si të ardhmen e Kombëtares A të Suedisë.

“Labinot Harbuzi. Mendoj që ai shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozicione të ndryshme”. “Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, ka thënë Ibra për këtë gazetë.

Por, duket se gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për Harbuzin, sidomos pas transferimit të tij në Turqi, me skuadrën Gençlerbirliği, me të cilën skuadër ai humbi shumë si lojtar.Pas kësaj, në vitin 2016 luajti në Malajzi, që sipas gazetës, e kishte bërë pasi që paguhej shumë mirë.

Pavarësisht kësaj, Harbuzi mbetet si lojtari i parë që ka shënuar në stadiumin e ri të Suedisë, Sëedbank Stadium.

Related posts

ZBARDHET E VËRTETA/ Hetimi zbulon SHKAKTARIN e rrëzimit të helikopterit, ishte liruar mekanizmi që….

Isa.Autor

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Fërkohen” në aeroportin e Xhedah, tifozët e Milanit ironi me arbitrat

Delo.autor

“SKANON” ISH-TEKNIKUN E BARCELONËS/ Legjenda Iniesta: Guardiola dhe në Indi do të ndjekë filozofinë e tij

Delo.autor

Leave a Comment