Futboll Premier League Sport

SUPER GOL PAS VETËM NJË MINUTE/ Skuadra e Premier Ligës shënon nga goditja e këndit (VIDEO)

Po luhet në këto momente ndeshja mes Sauthemptonit dhe Bërnleit, e vlefshme për javën e 26-të në Premier Ligë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, teksa goli i parë i shënuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kur kishte vetëm pak sekonda që kishte nisur ndeshja, Bërnlei fiton një goditje këndi, të cilën e merr përsipër Uestud.

Pikërisht ky i fundit e shikon që portieri dhe kundërshtarët janë të vëmendshëm dhe nga koria e gjuan direkt topin në rrjetë, duke shënuar një gol shumë të bukur.

Ishte Ings që barazoi shifrat në minutën e 18’, teksa gjithashtu shënoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës.

Related posts

Wenger RISHIKON të ardhmen/ Ai sugjeron që…

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e kampioneve: Zhbllokohet sfida në Zvicër, Bajerni nuk po konkretizon (VIDEO)

Isa.Autor

EFEKTI CR7/ “Përbindëshit” Ronaldo i mjafton një muaj për të “pushtuar” Kinën

Delo.autor

Leave a Comment