Futboll La Liga Sport

E ZBULON VETË/ Ish-trajneri i Brazilit dhe Realit del me koronavirus

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është “asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët”.
ae3e6930-1dc5-11ea-beeb-c1148c04e0c1
“Rezultova pozitiv me koronavirus. Jam izoluar në shtëpinë time, por jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, rrëfeu Luksemburgo.

Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.

Ndërkohë, Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.

Related posts

Agolli kthehet te Tirana? Jep përgjigjen vetë lojtari i kombëtares

Sadik.Autor

ILIR DAJA RIKTHEHET TE SKËNDERBEU/ Drejton seancën e parë stërvitore

F.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Rrapaj: Fitorja ndaj “Krutanëve”, pika e kthesës për “Demat”

Delo.autor

Leave a Comment