Futboll La Liga Sport

NUK KA VEND PËR MANAJ/ “Katalanasit” mposhtin Getafen në “Camp Nou”

Barcelona ia ka dalë të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Getafes, të cilët i ka mposhtur me rezultatin 2-1.

Ishte Grizaman që hapi serinë e golave, teksa realizoi në minutën e 33’, pas një pasimi perfekt të marrë nga Leo Mesi. Vetëm 6 minuta më vonë, ishte Serxhi Roberto që realizoi për katalanasit, pas një asisti të marrë nga Firpo.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa duhet theksuar se miqtë realizuan golin të parët, por iu anulua për goditje dënimi. Pjesa e dytë ishte e barabartë për të dyja ekipet, me Getafen që ngushtoi shifrat në minutën e 66’ me Angel, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. barc

Ndërkohë nuk kishte vend për Rei Manajn në këtë ndeshje, teksa ishte thirrur, por qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave, pasi trajneri Setien, vendosi të mos e aktivizojë.

Related posts

“SHPËRTHEN” DYSHJA JESUS-STERLING/ Manchester City-t i mjaftojnë 3 minuta kundër Burnley-t (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sa shumë lëvizje në Kategorinë e Parë, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

“BLEACHER REPORT UK” ZBULON LISTËN/ Ja 5 golashënuesit më të mirë në 10 vitet e fundit…

Delo.autor

Leave a Comment