Futboll Seria A Sport

“RINOVIMI I KONTRATËS ËSHTË LARG”/ Agjenti i Insigne: Gjithçka mund të ndryshojë në janar, topi te Napoli

Vincenzo Pisacane, agjenti i kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne, foli për “Corriere dello Sport” mbi situatën e lojtarit blu, që aktualisht po i skadon kontrata me klubin e De Laurentiis: “Ne nuk i konsiderojmë propozimet e rinovimit që nuk janë adekuate, – nisi sulmet agjenti menjëherë. – Nuk është e drejtë që Lorenco të sulmohet si mercenar. Ne nuk kemi kërkuar kurrë bonuse për të firmosur, por sipas presidentit bonuset duhet të jenë pjesa dërrmuese e pagës”.

Asnjë kontakt me klube të tjera të interesuara si Lazio, Inter, Tottenham, Milan dhe madje edhe Juve: “Sidoqoftë, nga data 2 janar gjithçka do të ndryshojë”. Koha po ikën, pasi agjenti pret që ditët vendimtare të jenë ato të merkatos së janarit. Natyrshëm lind pyetja: çfarë e ndan Insigne dhe Napolin për të rinovuar?

“Palët janë të ndara në kohë, në edukim, në sjellje, në gjeste. Një ditë do të jetë e drejtë të tregohet se çfarë ka ndodhur, por me kalimin e kohës. Një kampion i madh do të kishte merituar më tepër”, – përgjigjet menaxheri.

Ka edhe nga ata që flasin për oferta nga Toronto dhe rrjedhimisht nga MLS: “Pas kaq shumë vitesh në një ekip është e vështirë të veshësh një fanellë tjetër në të njëjtën ligë. Një eksperiencë jashtë do t’i bënte më pak dëm. Të veprojë si Del Piero, kjo është ideja ime”.

Prandaj, në këtë moment palët janë “mjaft të largëta” edhe nëse gjithçka është ende në lojë dhe gjithçka “mund të ndryshojë”. Topi, sipas agjentit, është në duart e presidentit De Laurentiis, por koha po ikën.

Related posts

SINJALE POZITIVE/ Njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

F.autor

FORMACIONI I ËNDRRAVE/ Buffon zgjedh 11 lojtarët më të mirë të futbollit, e pabesueshme mungon… (FOTO)

Delo.autor

NË PRAGË TË NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gega: Futbolli nuk ka shumë sekrete, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment