Futboll La Liga Sport

Tre dëshira për qendrën e mbrojtjes, njihuni me talentet që do Barcelona

Stafi i trajnerëve të Barcelona-s ka ndjekur prej kohësh zhvillimit në tregun evropian për të gjetur lojtarë që mund të përshtaten me skuadrën katalanase, sidomos në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Robert Fernendez ‘zbuloi’ Umtiti-në ne Lyon, por gjatë periudhës së fundit në skenën evropiane janë dalluar disa lojtarë të tjerë që mund të bëjnë pjesë në planet e blaugranave.

Nga shumë emra që janë vëzhguar, në dosjen e zbuluesve janë shënuar me të kuqe tre emra, por zbritja e secilit prej tyre në Barcelonë mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Josep Mario Bartomeu-t. Klubet e tyre kanë kërkesa të larta për lojtarët në fjalë.

Kalidou Koulibaly, 26 vjeç, mesfushori i qendrës së formacionit të Napolit, është një nga emrat që Barça ka përzgjedhur. Mbrojtësi i ekipit italian është një mrekulli fizike 1.95 metër i gjatë. Është shumë i fuqishëm, dominon lojën në ajër dhe gjithashtu gëzon teknikë të mirë. Megjithatë, negociatat me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, nuk janë të lehta dhe mbrojtësi ka një klauzolë largimi prej 70 milionë eurosh. Në qershor ai do të bëhet 27 vjeç.

Marquinhos, 24 vjeç, ka qenë në axhendën e Barça-s për vite me radhë. Edhe para nënshkrimit me Umtiti-në, Barça u përpoq për ta afruar, por ka hasur gjithmonë me refuzimin e Paris Saint Germain, i cili ka refuzuar vazhdimisht shitjen e tij. I konsoliduar si lojtar i padiskutueshëm në mbrojtjen parisiene, kalimi i tij në Camp Nou është i pamundur sot. Dje ai bëri 24 vjeç, edhe pse ai tashmë duket si një veteran. Kushtet e tij gjithashtu i përgjigjen profilit klasik të qendërmbrojtësit që Barça kërkon, në këtë rast me një teknikë shumë të rafinuar.

Dhe i fundit për t’u bashkuar me listën e ‘dëshirave’ është Matthijs de Ligt, qendërmbrojtësi premtues i Ajax-it të Amsterdamit, të cilin Barça e ka ndjekur për disa kohë. Ai është vetëm 18 vjeç, por ai tashmë është i konsoliduar në ekipin holandez, deri në atë pikë sa pothuajse të gjithë të mëdhenjtë e Evropës e kanë në qendër të vëmendjes. Agjenti i tij është Mino Raiola dhe tashmë ka filluar ankandin ta shesë atë, kështu që nëse ai e lë Ajax-in, kalimi do të bëhet me një çmim të ndaluar sot për Barça-n.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një traverse dhe një shtylle të goditur nga Neymar, Choupo-Moting ndëshkon PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një aksioni fantastik nga “La Roja”, Fornals ndëshkon Kosovën me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Juventus mposht Torinon në Derbi falë golit të Locatelli-t

Delo.autor

Leave a Comment