Futboll Premier League Sport

“NUK E KUPTOJ SI E KEMI BËRË”/ Klopp flet për shkëputjen në Premier League

Jurgen Klopp pranon se nuk e ka idenë se si Liverpooli ka arritur të krijojë një avantazh kaq të thellë me rivalët teksa ekipi i tij po i afrohet titullit të Premier League.Pas fitores me Norwich, kjo ishte deklarata e gjermanit: “Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. Era, organizimi i kundërshtarëve dhe mënyra se si luajtëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ndryshuam, sidomos pas zëvendësimeve të Fabinho dhe Mane. Sadio na ndihmoi me atë finalizim të mrekullueshëm. Duhet ta shoh përsëri atë gol.E shihja në fytyrat e lojtarëve që nuk ishin nervozë, por ishin duke e shijuar. Distanca me të tjerët është e pabesueshme.Nuk jam aq i zgjuar ta kuptoj se si e kemi bërë, nuk më ka ndodhur më parë. Është shumë e pabesueshme dhe shumë e vështirë.”

Related posts

DHURON SPEKTAKËL/ Shikoni si Pogba i driblon me klas dy lojtarët e Inter (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Bënin “dallavere” me biletat, policia arreston 10 SHQIPTARËT

Isa.Autor

Çudisin tifozët anglezë, vishen të gjithë si Southgate (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment